Kompania ndërtuese “REXHA” sh.p.k., nga Barileva me seli në Prishtinë, filloi punë në vitet 1999-2000 ku vazhdon edhe më sot

Kjo kompani filloi punë me 3 punëtor, një staf me numër të punëtorëve solid, e që vazhdoi të zgjerohet me kalimin e kohës, ku sot janë më shumë se 89 punëtorë, në mesin të cilëve kemi inxhinier të të gjitha lëmive si arkitekt, ndërtimtar, hidroteknik, makinerik, elektroteknik, kontabilist dhe punëtor të tjerë të profesioneve të ndryshme.
Gjatë viteve të para të punës kompania jonë ndërtimore, filloi punë me objekte private të funksioneve të ndryshme (shtëpi banimi, objekte afariste, ndërtesa kolektive), kryesisht kemi kryer punët e vrazhda. Në vazhdim të punëve, kemi rritur intensitetin e punëve si në objekte ashtu edhe në stafin e kompanisë.

Gjatë vitit 2008 e deri më sot, ne kemi zgjeruar aktivitetin tonë duke realizuar jo vetëm punët e vrazhda por edhe punët finale të një objekti të çfarëdo lloj funksioni që bartë.

Në vitin 2011 ne kemi bërë një investim afër 2000000 euro duke zgjeruar aktivitetin e kompanisë në prodhimin e kubëzave të betonit të kualitetit të lartë evropian.

Gjatë të gjithë këtyre viteve, ne bartim një bagazh të madh të punëve të kryera në ndërtimin e lartë dhe të ulët, duke përfshirë këtu: ndërtimin e shkollave, sallave sportive, ambullancave, spitaleve, urave, rrugicave, shesheve, trotuareve, shtratit të lumenjve, nënstacioneve, klimatizime, ndërtime të rrethojave të sigurisë së lartë, saldimeve të ndryshme, e të tjera.

Në këtë link gjeni listen e projekteve nga viti 2014 deri me 2019.